VIDEO/ Juventusi zgjohet në pjesën e dytë, Thuram dhe David ndëshkojnë skuadrën e Mourinho-s

Juventusi ka marrë kontrollin e plotë të ndeshjes ndaj Benfica-s, duke kryesuar 2-0 falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë.

Avantazhi i parë erdhi në minutën e 55-të, kur Khephren Thuram realizoi pas një aksioni individual të shkëlqyer. Mesfushori francez depërtoi në zonë dhe me një goditje të fortë e të saktë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, pa i lënë asnjë shans portierit Anatoliy Trubin.

Juventus - Benfica 1-0

Në minutën e 64-të, bardhezinjtë dyfishuan shifrat pas një aksioni model të ndërtuar në grup. Jonathan David shërbeu saktë për Weston McKennie, i cili u gjend i lirë në zonë dhe me një finalizim elegant e ndali topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 2-0 për Juventusin.

Juventus - Benfica 2-0

Në takimet e tjera, Liverpooli fitoi 2-0 në fushën e Marsejës, Newcastle mposhti 3-0 PSV-në, ndërsa Atalanta – Bilbao u mbyll 2-3. Ndërkohë Chelsea-t i mjaftoi një gol për të marrë tri pikë përballë Pafos-it.