VIDEO/ Olmo dhe Lewandowski përmbysin shifrat në Pragë, Barcelona 'hipotekon' fitoren
Pjesa e parë e sfidës mes Slavia Prague dhe Barcelonës ka dhuruar një spektakël të vërtetë futbolli, me katër gola, ritëm të lartë dhe emocione të vazhdueshme. Në fund të 45 minutave të para, rezultati është 2–2, duke reflektuar një ndeshje të hapur dhe plot kthesa.
Skuadra vendase kaloi e para në avantazh në minutën e 10-të. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Tomas Holes shërbeu për Vasil Kusej, i cili me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të majtë mposhti portierin e Barcelonës, duke ndezur entuziazmin në tribunat e Pragës.
Barcelona reagoi gradualisht dhe filloi të merrte kontrollin e lojës. Në minutën e 34-t, Fermín López barazoi shifrat pas një pasimi të shkëlqyer brenda zonës, duke dërguar topin saktësisht në shtyllën e djathtë. Vetëm tetë minuta më vonë, në të 42-tën, i njëjti protagonist përmbysi gjithçka: Fermín goditi nga jashtë zone me precizion, duke e çuar Barcelonën në avantazh 1–2.
Megjithatë, gëzimi i katalanasve zgjati pak. Në minutën e 44-t, pas një goditjeje nga këndi, erdhi momenti më i pafat i pjesës së parë: Robert Lewandowski, në përpjekje për të larguar topin me kokë, e devijoi atë në portën e vet, duke barazuar rezultatin në 2–2.
I jashtëzakonshëm Dani Olmo në minutën e 64-t, me një goditje fatntastike nga jahstë zonës, 2-3. Nuk ndalet Barça, Lewandowski vulos golin e katërt.
Barcelonës, që renditet tashmë në vendin e nëntë, do t’i mjaftojë fitorja në ndeshjen e raundit të fundit ndaj Copenhagen-it për t’u klasifikuar mes tetë më të mirave.