Miku i Ramës falenderon guvernatorin, Newsom që sulmoi Trumpin në Davos
Servilizmat dhe ngritjet në piedestal të mikut të Edi Ramës, Alex Soros në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, ishin aq të tepërta dhe bajate, vetëm pse ky i fundit sulmoi Trumpin në evenimentin më të madh ekonomik botëror.
Soros Jr. Nuk ngurroi të falenderonte hapur guvernatorin në platformën e mediave sociale X, mbi kritikat që Newsom pati për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump në Davos.
“Shumë kënaqësi që u takuam sërish me yllin e vërtetë të Forumit Ekonomik Botëror 2026, mikun tim Gavin Newsom. Jam shumë i lumtur që është këtu duke i kritikuar liderët botërorë që besojnë se paqëtimi funksionon kur bëhet fjalë për Trumpin,” shkruajti Soros.
“Nuk funksionon. Vetëm e inkurajon atë të bëhet edhe më kaotik dhe shkatërrues. Liderët botërorë mund të marrin shembull nga Neëwsom. Është koha të qëndrojnë drejt, të qëndrojnë të fortë dhe të bashkuar — para se të jetë tepër vonë,” shtoi Soros.
Por me sa duket një postim i tillë inkurajoi guvernatorin kalifornian për të sulmuar Trumpin, përmes heshtjes patetike të udhëheqësve evropianë në Forumin Ekonomik Botëror, teksa Presidenti Amerikan ua tha në sy atyre, të shpejtonin për të negociuar mbi shitjen e Groenlandës.
Në komentet e tij në Davos, Newsom tha: “Është koha të mblidheni, është koha të bëheni seriozë dhe të ndaloni së qeni bashkëpunëtorë. Është koha të qëndroni drejt dhe të fortë dhe të keni shtyllë kurrizore… Nuk e përballoj dot këtë bashkëpunim, njerëz që dorëzohen pa rezistencë. Duhej të kisha sjellë disa mbrojtës gjunjësh për të gjithë liderët botërorë.”
Newsom, dikur një vizitor i rregullt i Davosit, është rikthyer në Forumin Ekonomik Botëror për të ushtruar presion mbi presidentin, sipas Sally Susman, një ish-mbledhëse fondesh demokrate.
Eventi i këtij viti në Davos ka qenë i mbushur me tensione politike, pasi marrëdhënia e Evropës me Shtetet e Bashkuara është nën tension të shtuar për shkak të këmbënguljes së presidentit Trump për ta bërë Groenlandën pjesë të territorit amerikan.