Një malazes dhe një brazilian, Flamurtari zyrtarizon dy afrime të reja

Flamurtari Football Club ka bërë zyrtare dy përforcimet e fundit që do të jenë pjesë e skuadrës nën drejtimin e Francesco Moriero-s për fazën e mbetur të edicionit.

Momçilo Rasho, mbrojtës malazez, dhe Leo Melo, mesfushor ofensiv brazilian, janë tashmë pjesë e vlonjatëve, duke sjellë përvojë dhe kreativitet në repartet respektive.

Momçilo Rasho – Mbrojtësi malazez

Klubi i mëparshëm: Lokomotiv Tashkent

Eksperienca ndërkombëtare: Ish-lojtar i Malit të Zi U21

Datëlindja: 06.02.1997

Gjatësia: 1.86 m

Pozicioni: Qendërmbrojtës

Shtetësia: Mali i Zi

Për Rasho-n, kjo është eksperienca e parë në kampionatin shqiptar, pas shumë viteve në kampionate të huaja, përfshirë Uzbekistanin. Ai pritet të sjellë siguri dhe stabilitet në mbrojtjen e Flamurtarit.

Leo Melo – Mesfushori ofensiv brazilian

Klubi i mëparshëm: KF Egnatia

Datëlindja: 21.02.2001

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Mesfushor ofensiv

Shtetësia: Brazil

Leo Melo ishte përfolur prej kohësh për transferim te Flamurtari, pas vështirësive për të gjetur hapësira tek Egnatia. Ai pritet të sjellë kreativitet, energji dhe ritëm në mesfushën ofensive të vlonjatëve.

Klubi ka uruar të dy futbollistët:

“Mirë se erdhët në familje!”, duke shprehur optimizmin për kontributin e tyre në objektivat e skuadrës.