Lirohet nga qelia Taulant Tusha, do qëndrojë në 'arrest shtëpie'

Lirohet nga qelia Taulant Tusha.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga  gjyqtarja Iliriana Olldashi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e cila shqyrtoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ndaj tij është dhënë masa 'arrest shtëpie' informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj lidhur me dosjen '5D'

Taulant Tusha ishte drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës, e u vu në pranga mbrëmjen e 8 dhjetorit 2023 për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Më pas iu ngrit dhe akuza për dosjen '5D'