Shkarkohen prefekti i Durrësit dhe i Korçës, emrat kush i zëvendëson! Largohet dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha. dy prefektë dhe inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm janë larguar nga puna me vendim qeverie.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë bërë këto ndryshime

- Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
 
- Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.
 
- Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
 
- Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.
 
- Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
 
- Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.
 
- Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë