SYRI TV/ Kalaja: Irena Gjoka fshehu në 3 raste dënimin, në dijeni dhe Ministria e Drejtësisë e KLGJ
Pasi Prokuroria e Përgjithshme faktoi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi, avokatja Adriana Kalaja denoncoi nga SPAK-u detaje të tjera për skandalin. Kalaja tha se gjyqtarja Gjoka, në 3 raste, ka refuzuar deklarimin e dënimit të saj me burg në shtetin helen gjatë plotësimit të formularëve të vetëdeklarimit. Kalaja kërkoi nga SPAK që të hetojë dhe të dënojë Irena Gjokën, ndërsa KLGJ-së i bëri thirrje ta shkarkojë nga detyra.
Nga dyert e SPAK-ut, edhe avokati i kreut të opozitës, Genc Gjokutaj, denoncoi heshtjen e institucioneve, ndërsa rasti Gjoka ka qenë flagrant për largimin e saj nga detyra. Ai theksoi se Gjokës i është kërkuar në sallën e gjyqit të përgjigjet nëse ka qenë e dënuar dhe se magjistratja nuk e ka pranuar këtë fakt.
Një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme faktoi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi, avokatja Adriana Kalaja denoncoi nga SPAK-u detaje të tjera për skandalin. Kalaja tha se gjyqtarja Gjoka, në 3 raste, ka refuzuar deklarimin e dënimit të saj me burg në shtetin helen gjatë plotësimit të formularëve të vetëdeklarimit.
Nga dyert e SPAK-ut, edhe avokati i kreut të opozitës, Genc Gjokutaj, denoncoi heshtjen e institucioneve, duke theksuar se rasti Gjoka ka qenë flagrant për largimin e saj nga detyra. Sipas tij, Irena Gjokës i është kërkuar në sallën e gjyqit të japë një përgjigje lidhur me dënimin, por ajo ka refuzuar të përgjigjet.
Tashmë është në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet me një vendim lidhur me mashtrimin e Irena Gjokës në formularin e dekriminalizimit, ku ajo është përgjigjur se nuk është dëbuar apo dënuar ndonjëherë nga asnjë vend. Ndërkohë, faktet tashmë pranohen edhe nga institucionet e drejtësisë, duke provuar të kundërtën e asaj që ajo ka pretenduar. Gjoka vijon të ushtrojë detyrën si gjyqtare në GJKKO, ku shumica e dosjeve ku ajo është pjesë e trupës kanë të bëjnë me drejtues të opozitës.