", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/21/auto_04924a60-f653-11f0-a996-f55062d087471769008839.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Bellingham kundër tifozëve, tension i hapur në 'Bernabeu': U hakmora!

Klima mes Jude Bellingham dhe një pjese të tifozëve të Real Madridit mbetet e tensionuar, pavarësisht rezultateve pozitive të fundit. Fitorja e thellë 6–1 ndaj Monaco-s në “Santiago Bernabeu”, që u siguroi “Los Blancos” vendin e dytë në renditjen e Champions League dhe rihapi garën për titullin në La Liga (vetëm –1 pikë nga Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick), nuk mjaftoi për të shuar polemikat.

Pas shkarkimit të Xabi Alonso-s, Real Madridi duket se po gjen sërish rrugën e duhur, por marrëdhënia me tifozët ka pësuar krisje të dukshme. Në ndeshjet e fundit nuk kanë munguar fishkëllimat, edhe në mbrëmje ku skuadra ka marrë duartrokitje dhe Vinicius është shpallur MVP. Episodi më domethënës erdhi nga Jude Bellingham, autor i golit të gjashtë kundër Monaco-s, i cili festoi në mënyrë provokuese.

Mesfushori anglez, i kritikuar së fundmi në rrjetet sociale për një jetë të supozuar nate në Madrid në dëm të paraqitjeve në fushë, reagoi me ironi: pas golit, ai vendosi gishtin e madh te goja, ngriti gishtin e vogël dhe hodhi kokën pas, duke imituar pirjen e një “shots”-i. Gjestin e përsëriti disa herë, përpara se të qeshte me shokët e skuadrës.

“Festimi im? Shumë njerëz thonë shumë gjëra. Unë e di si qëndron e vërteta dhe, në njëfarë mënyre, u hakmora ndaj tifozëve”, u shpreh Bellingham. Një deklaratë që konfirmon se, edhe pse rezultatet po vijnë, paqja mes ‘yllit’ anglez dhe tribunave të ‘Bernabeu’-t është ende larg.