‘Ka energji eolike kudo nëpër Europë dhe ata janë humbësa’/ Trump pyet: Pse Kina nuk ka vetë të tilla?
Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër, ku ndër të tjera është ndalur edhe parqet eolike për prodhimin e energjisë nga era.
Trump i kritikoi ashpër politikat energjetike të ndjekura nga vendet europiane, duke u fokusuar veçanërisht te keqmenaxhimi i burimeve natyrore dhe obsesioni me energjinë e rinovueshme.
Gjatë fjalës së tij mbi këtë temë, Trump i etiketoi vendet evropiane që kanë mbushur territoret e tyre me mullinj ere si "humbëse".
Sipas Trump, ekziston një korrelacion i drejtpërdrejtë negativ: sa më shumë energji eolike të instalojë një shtet, aq më shumë bie ekonomia e tij.
Gjithashtu presidenti amerikan vuri në dukje paradoksin se ndonëse Kina është prodhuesi kryesor i turbinave të erës për botën, vetë ajo nuk i përdor ato.
Donald Trump: Atëherë, energjia, ajo për shkak të keqmenaxhimit ka sjellë çmimet e larta, për shkak të mënyrës se si është adresuar deri në këto momente. Britania e Madhe qëndron në Detin e Veriut, ka një masiv të madh energjie poshtë tokës së tyre dhe ata nuk janë në gjendje ta nxjerrin.
Kompanitë e naftës kanë ardhur tek unë. Unë dua që Britania e Madhe të bëjë sa më mirë. Ata qëndrojnë mbi një prej burimeve më të mëdha të energjisë dhe ata nuk lejojnë kompanitë e naftës që të futen dhe ta nxjerrin në sipërfaqe.
Ka sigurisht... ka energji eolike kudo nëpër Europë dhe ata janë humbësa. Një gjë që e kam vënë re është se sa më shumë të ketë energji eolike, aq më shumë ai vend po humbet dhe aq më shumë bie.
E keni vënë re që të gjithë këto mekanizmat e prodhimit të energjisë me erë i prodhon Kina, por në Kinë nuk ka asnjë fermë e prodhimit të energjisë me erë? E keni kuptuar pse ndodh kjo?
Ata thjesht i vendosin... ata vendosin këto energji eolike për t'i treguar botës por...