Flamur Noka nga Kuçova: Misioni ynë, largimi i Edi Ramës. Qeveri teknike me çdo kusht

Nga Kuçova, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, bëri thirrje për kryengritje paqësore kundër narkoshtetit, duke theksuar se largimi i Edi Ramës është misioni i opozitës. Ai kërkoi qeveri teknike si kusht për zgjedhje të lira dhe rikthimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

 Nga #Kuçova thirrje për kryengritje paqësore

T'i tregojmë botës mbarë se #shqiptarët duan shtet të së drejtës, jo një narkoshtet!

Largimi juaj është qëllimi i Ramës.

Largimi i tij është misioni ynë.

Vendit i duhet një qeveri teknike që #Shqipëria të plotësojë standardin bazë të demokracisë: ZGJEDHJE TË LIRA!