Aderimi në Bordin e Paqes/ Berisha: Rama po nxiton se ka hallin e protestës, por asgjë nuk e shpëton nga verdikti i 24 janarit
Duke ju përgjigjur interesit të mediave në lidhje me ftesën e Trump për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe sjelljen e Edi Ramës, kreu demokrat tha se, “Rama po nxiton se ka hallin e protestës, por asgjë nuk e shpëton nga verdikti i 24 janarit”.
Daniela Maloku: Zoti Berisha, ndërkohë që ne flasim, qeveria e ka miratuar aderimin e Shqipërisë në bordin e paqes për Gazën, ndërkohë që pritet që nesër të mblidhet Kuvendi për të kaluar këtë marrëveshje. Cili do jetë qëndrimi i PD?
Sali Berisha: Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Do të shohim. Unë po informohem nga ju.
Daniela Maloku: Parimisht si duhet të jetë vota e opozitës?
Sali Berisha: Parimisht ne mbështesim plotësisht përpjekjen dhe vlerësojmë lart përpjekjen për paqe në Gaza. Planin për paqe të presidentit Trump. Nuk di se cilat janë asgjë tjetër më shumë se kaq.
Sepse siç e dini vetë, të dhënat janë të ndryshme.
Ndaj dhe kjo urgjencë ka për qëllim, se unë nuk shoh një urgjencë këtu, në qoftë se e bën me urgjencë, ta bëjë. Por është tjetër të jesh dakord, dhe tjetër ta bësh me urgjencë.
Asgjë nuk e shpëton. Asnjë bord, asnjë vizitë, asnjë takim nuk e shpëton nga verdikti i datës 24.
Sepse ai këtë urgjencë e lidh me protestën.
Me datën 24 janar, Tirana dhe Shqipëria do jetë e tëra në rrugë kundër kryeministrit më të urryer të kohërave pas Enver Hoxhës gjer sot.