Berisha: Çfarëdo ftese që të marrë Rama, ai mbetet narko-diktator! Kjo gjë nuk e forcon pozicionin e tij, përkundrazi
Kreu i PD Sali Berisha komentoi ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për kryeministrin Edi Rama, për t’u bërë anëtar themelues i Bordit të Paqes për Gazën.
Berisha tha se ftesa nuk e forcon imazhin ndërkombëtar të Ramës dhe e cilësoi atë “narko-diktator”, duke shtuar se çështja do të diskutohet në parlament për votim, ndërsa pozicioni i PD-së nuk është vendosur ende.
Andon Kello: Si e ka pritur PD ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Edi Ramën si kryeministër i Shqipërisë për të qenë anëtar themelues i bordit të paqes për Gazën. Dhe si do votojë PD pasi ftesa do të shkojë në parlament për votim?
Sali Berisha: Së pari, me aq sa di unë, se ç’është e vërteta, çfarë e di, e di nga mediat, dhe ndonjëherë të medieve janë të sakta, por mund të jenë edhe të përafërta.
Ftesa për bordin e madh të paqes, se janë dy borde, njëri është ekzekutiv, tjetri është bordi këshillues që është për autoritetin e Gazës.
Bordi i paqes, me sa di unë, janë shpërndarë ftesa për shumë e shumë vende.
Pra, presidenti Trump aty ka ftuar vendet.
Në Shsqipëri, shefi i ekzekutivit nuk është presidenti, është ceremonial presidenti, kështu që ftesa i takon kryetarit të qeverisë.
Ky është komenti im.
Nuk kam asnjë llojo komenti tjetër.
Dhe kjo, ju mund të mendoni se kjo forcon pozicionin ndërkombëtar të Edi Ramës apo në Shqipëri, absolutisht jo.
Çfarëdo ftese të marrë, Edi Rama mbetet një narko-diktator.
Por natyrisht është njeriu që përfaqëson Shqipërinë.
Sa të jetë aty, ftesat për Shqipërinë do i marrë ai.
Kaq...
Andon Kello: A do votoni pro?
Sali Berisha: Nuk e di se në radhë të parë kjo shtrohet në parlament.
Andon Kello: Është marrëveshje ndërkombëtare.
Sali Berisha: Nuk di të shtrohet në parlament.
E vërteta është, të jem i sinqertë, ka disa opsione. Një mendim është se këtu duhet të zëvendësohet OKB. Një mendim, unë mendova në fillim se është një koalicion i vullnetit si në rastin e Irakut, meqenëse shumë vende e kundërshtuan ndërhyrjen në Irak, atëherë qeveria e SHBA krijoi koalicionin e vullnetit ku edhe ne morëm pjesë dhe unë kam shkuar si kryeministër në Mosul.
Nuk u kërkuan fonde, u kërkuan forcë ushtarake dhe ne çuam simbolikisht.
Pra, unë po i ndjek këto zhvillime.
Një gjë është këtu që duhet ta pohojmë, paqja në Gaza ishte në vlerësimin tim dhe të çdo njeriu, një arritje e jashtëzakonshme se ishte një situatë shumë e vështirë.
Ju e keni parasysh, aty vrasjet shtoheshin ditë për ditë dhe ajo është ndërprerë.
Tani, presidenti Trump njëherë shpalli planin me 22 pika, të cilin e ka të miratuar në OKB.
Plani i presidentit për Gazën ka marrë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit.
Në këtë kontekst, baza ligjore ndërkombëtare ekziston.
Sa është përputhur me rezolutën e OKB, unë këtë nuk mund ta... është çështje ndërkombëtare...