‘21 Janari’/ Berisha: Nuk blindoja dyer unë, Edi Rama rrinte në kullën përballë që të vinte të mbante fjalim në zyrën time në kryeministri
Lideri demokrat Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, duke deklaruar se gjatë protestës ai ndodhej në zyrë në kryeministri dhe nuk kishte urdhëruar asnjë veprim për “blindimin” e institucioneve.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për falsifikim dokumentesh dhe për përpjekje, sipas tij, për të përfituar politikisht nga protesta, duke shtuar se Rama ndodhej në kullën përballë dhe priste momentin për të hyrë në Kryeministri dhe për t’u mbajtur fjalim protestuesve.
Isa Myzyraj: Përderisa jemi gjatë në hetim, sepse edhe SPAK po heton mbi këtë ngjarje. A ka Sali Berisha përgjegjësi morale, politike, ligjore sado pak në këtë ngjarje?
Sali Berisha: Prit një minutë. Sali Berisha u rrethua në zyrë. Nëqoftëse ti, nëqoftëse një njeri merr dhe falsifikon një dokument dhe paraqet një dokument si dëshmi për një korrupsion, të faktuar të zv/kryeministrit.
Mos harro një moment. Në atë dokument, kur u shfaq për herë të parë, dilja dhe unë si i përfshirë. Por meqenëse në ‘cut e paste’ kalonin nga sekondi i 25 në të 32 dhe dukej haptazi se e kishin bërë trashë atë, u detyruan ta tërheqin, dhe të thonin është gabim, nuk është i përfshirë. Shkoni në atë kohë ju.
Pra nëse merret dhe bëhet një kurth i tillë, përgjegjësia ime se, Edi Rama merr dhe falsifikon në mënyrë më të pafytyrë, më kriminale dokumente për të akuzuar një tjetër, nuk kishte asnjë lidhje me atë falsifikim.
Nuk është përgjegjësia ime. Përgjegjësia ime, se unë kisha trajtuar me standardet më demokratike 752 protesta të opozitës në të 4-anët e vendit, pa asnjë cënim, por në përputhje me rregullat e një vendi demokratik.
Përgjegjësia ime, se hidhnin gurë dhe plumba? E mohoi sot, por ato janë në dritare, të dokumentuara, plumbat dhe revolet e tyre janë të dokumentuara, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Nuk blindoja dyer unë, blind isha vetë unë. Nuk lëshoja zyrën unë, nuk bëja këtë frikacak që ja mbath. Jo unë në zyrë. Pse në zyrë? Se isha në të drejtën time, nuk i kisha borxh kujt.
Kisha zhvilluar zgjedhjet që kishin qenë sipas OSBE-ODIHR, zgjedhjet që plotësuan standardet kryesore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.
Unë isha në zyrë punoja, edhe në atë orë unë punoja. Jo më thanë mua, hajde të evakuohemi, jo u thashë unë pse të evakuohem. Unë jam në punën time.
Edi Rama qëndronte në kullën karshi dhe priste çastin që të vinte në zyrën time dhe të ju mbante fjalim pushtuesve poshtë. Por ai nuk mund të merrte kurrë. Nuk jam ai.
Sigurisht është ngjarje fatkeqe shumë dhe unë kam kërkuar që atë natë hetim ndërkombëtar dhe kam insistuar për hetim ndërkombëtar, se nuk kisha pikën e besimit te kjo, që i kam thënë ato fjalë dhe nuk ja heq asnjë.
As sot dhe gjersa të jetë gjallë, sepse i meriton ajo, sepse hyri në një lojë shumë të turpshme, të paimagjinueshme.
Keqardhje po, ngushëllime po që atë ditë.
Ke deklarata, ishte planifikuar si protestë e dhunshme.