Rama shet protestuesit e 21 Janarit: ishin turmë që na dolën nga kontrolli
“Protesta doli jashtë kontrollit po përtej reagimit të turmës, por për asnjë çast protestuesit nuk kapërcyen gardhin e Kryeministrisë. Askush nga protestuesit nuk bëri përçapje për të shkelur perimetrin e sigurisë për t’u futur në godinë”, tha Edi Rama gjatë ceremonisë së përkujtimit hipokrit që i bëhet çdo vit protestës së dhunshme të 21 janarit.
Rama pretendon se askush nuk kishte kaluar perimetrin e sigurisë ndërsa harron se makina që u turr në drejtim të gardistëve ishte sjellë në protestuesit e tij dhe sipas udhëzimeve të tij duhej të shkatërronte mbrojtjen që garda i bënte ne bazë të ligjit selisë së qeverisë.
Kreu aktual i qeverisë nuk foli fare për përgjegjësinë e tij dhe të drejtuesve të tjerë të PS që organizuan atë reagim të dhunshëm. Ndërkohë nuk shtoi asnjë rresht në fjalën e tij që shumica e atyre që ishin përsonazhe të asaj dite u graduan, kryetarë bashkie apo deputetë të partisë së Rilindjes veç pak më vonë.