Berisha: Irena Gjoka duhej të ishte prej kohësh në burg te 313-a! Ka kontraktuar Altin Dumanin si avokat

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se çështja e Irena Gjokës përbën një nga skandalet më të rënda të drejtësisë shqiptare, duke theksuar se ajo duhej të ishte prej kohësh pas hekurave dhe jo në ushtrimin e funksioneve të saj.

Sipas Berishës, faktet, dokumentet dhe ligjet e Shqipërisë e cilësojnë Gjokën si një person pa asnjë integritet moral apo profesional, ndërsa vonesat dhe heshtja e institucioneve përkatëse janë dëshmi e mbrojtjes politike që ajo gëzon.

Berisha akuzoi se Gjoka ka kontraktuar Altin Dumanin si avokat dhe se është e këshilluar nga persona të afërt me kryeministrin, duke e cilësuar këtë si një konflikt të rëndë interesi dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj besimit publik te drejtësia.

Lideri opozitar shtoi se KLGJ-ja kishte detyrimin ligjor të kthente përgjigje brenda tre javësh, por sipas tij, mungesa e reagimit tregon zbatim urdhrash politikë nga qeveria.

Deklarata për media:

Natyrisht, ajo siç e dini ka kontraktuar disa muaj më parë Altin Dumani si avokat dhe ka këshilltare Linda e Surrelit... bashkë me... tani ai është në ilegalitet po prapë duhet të kenë kontakte, Ergys Agasin. 

Këto ishin të gjitha çfarë ligjet e Shqipërisë, faktet dhe dokumentet thonë për këtë super-delinkuente e cila ka zero moral ligjor, ka zero integritet profesional, e cila duhet të ishte prej kohësh në burg tek '313' ose në ndonjë burg tjetër për të marrë ndëshkimin e merituar. 

Por ajo mbrohet nga Altin Dumani, mbrohet edhe nga këta që konstatuan, se nuk di nëse Prokurori i Përgjithshëm është shprehur për dëbimet apo i ka injoruar dëbimet. 

Nuk e di, se s'kam parë vendimin e plotë... 

Pra janë të gjitha këto. KLGJ-ja ka qenë e detyruar për 3 javë të kthejë përgjigje. 

Asnjë përgjigje e bën sepse zbatonin urdhrat e Edi Ramës. 

Për një turp për drejtësinë shqiptare, për administratën shqiptare, për një turp njerëzor. 

Imagjinoni ju proceset e saj. 

Imagjinoni amoralitetin e plotë total të saj me togën e zezë para një të akuzuari, se çfarë pafytyrësie përfaqësonte ajo aty.  Një kriminele që gjykonte, mundet të gjykonte njerëz të pafajshëm. 

A mund të imagjinoni që zbatonte urdhra të Edi Ramës, këshilla të Linda Ramës dhe udhëzime të Ergys Agasit. 

Këto janë të vërtetat.