E rëndë/ Bie nga 'Ura e Bushtricës' i moshuari, ndërron jetë i moshuari në Librazhd

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç i idebtifikuar si Arif Shengjergji ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake për SYRI-n, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.

Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi këtë ngjarje.