Soros sulmon Trump në Davos/ Këlliçi: Kukulla e tij ka ca halle madhore, nuk i përgjigjet dot vëlla Aleksit!

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar me ironi në lidhje me një lajm të publikuar, ku djali i Xhorxh Soros, Aleksi, sulmoi Presidentin e ShBA, Donald Trump, në forumin e Davos, duke bërë thirrje për bashkim kundër tij.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘kukulla e tij më e njohur dhe më e bindur në Europë, Edi Rama nuk i pergjigjet dot këtij apeli për momentin’, pasi ka halle madhore për momentin.

‘Ai ka halle të medha. Laku i drejtësisë që po i merr dhe Belën, i është afruar shumë dhe karrikes së tij. Dhe ky që për hatër të Soros e quajti Trump turp të civilizimit botëror, sot është gati të hidhet i pari në zjarr për të, e të japë dhe ishuj, nga iluzioni i dëshpëruar se kështu do t'i amnistohet korrupsioni dhe lidhja me krimin e kartelet e drogës’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Kukulla e tij ka ca halle madhore, nuk i përgjigjet dot për momentin vëlla Aleksit!

Alex Soros po nxit së fundmi një fushatë kundër Presidentit Trump dhe po del në krah të kritikëve të tij, pas ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në skenën botërore.

Soros e sheh mirë se nuk lëviz më fijet në prapaskenë e nuk merr më vendime, ndaj bën gjithçka mundet për të sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Kukulla e tij më e njohur dhe më e bindur në Europë, Edi Rama nuk i pergjigjet dot këtij apeli për momentin.

Ai ka halle të medha. Laku i drejtësisë që po i merr dhe Belën, i është afruar shumë dhe karrikes së tij

Dhe ky që për hatër të Soros e quajti Trump turp të civilizimit botëror, sot është gati të hidhet i pari në zjarr për të, e të japë dhe ishuj, nga iluzioni i dëshpëruar se kështu do t'i amnistohet korrupsioni dhe lidhja me krimin e kartelet e drogës.

E kotë kjo shpresë, kur dihet se rekordet e tij janë në dosjen e punës së administratës Trump.

Megjithatë, për momentin ai po mer mungesë në korin e Soros.

Kukulla e tij në Shqipëri ka ca halle dhe po luan një rol tjetër.

Me siguri, me leje dhe i justifikuar nga vëllai Alex.