Siri: Ushtria hyn në kampin al-Hol, ku ndodhen familjet dhe të afërmit e xhihadistëve të ISIS
Ushtria siriane hyri në kampin e madh të paraburgimit al-Hol në verilindje të mërkurën në mëngjes, më 21 janar.
Kampi strehon familje të xhihadistëve nga grupi Shteti Islamik (ISIS) dhe forcat kurde u tërhoqën prej tij një ditë më parë, sipas një korrespondent të AFP në terren.
Korrespondenti i agjencisë franceze të lajmeve pa një numër të madh ushtarësh që hapën portën metalike dhe hynë në kamp në këmbë.
Al-Hol mban rreth 24,000 njerëz, përfshirë 15,000 sirianë dhe afërsisht 6,300 gra dhe fëmijë të huaj nga 42 kombësi, përfshirë perëndimorë./rfi.fr/