View this post on Instagram

A post shared by Dren Kaleci (@drenofficial)


", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/21/auto_Screenshot_201768995260.jpg", "width": 900, "height": 503 } }

Zbulohet i dashuri i Lornës, reperi shqiptar që jeton në Amerikë

Mbrëmja e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Albania 5 u karakterizua nga emocione dhe surpriza të njëpasnjëshme, por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ndodhi në fund të spektaklit.

Pas hyrjes së një banori të ri në shtëpi, i cili u prezantua në mënyrë ironike sikur të ishte i dashuri i Lornës, banorja vendosi të reagonte në lidhje me ketë.

Ajo përfitoi nga momenti për të bërë një urim të veçantë për ditëlindjen e partnerit të saj, duke zbuluar për herë të parë identitetin e tij.

Lorna tregoi se partneri i saj quhet Dren dhe më pas u zbulua se bëhet fjalë për një reper shqiptar.

Dren Kaleci prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe zhvillon karrierën e tij artistike.

Urimi u bë me rastin e ditëlindjes së tij të 39-të dhe u shoqërua me fjalë të ndjera, duke treguar se pavarësisht distancës fizike, lidhja e tyre mbetet e fortë.

Ky moment emocional u prit me interes të madh nga publiku dhe banorët, duke hedhur më shumë dritë mbi jetën personale të banores pasi ka qenë më e rezervuar. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


View this post on Instagram

A post shared by Dren Kaleci (@drenofficial)