FOTO EKSKLUZIVE/ Ivanka Trump në Vlorë, diskuton me studiot arkitekturore për investimin në Zvërnec

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Vlorë.

Ajo është akomoduar fillimisht në një hotel në zonën e Ujit të Ftohtë.

Mësohet se Ivanka Trump do të marrë pjesë në një takim me studio arkitekturore.

Gjatë këtij takimi do të bisedohet për projektin e një investimi në zonën e Zvërnecit.

Burimet thonë se në qendër të diskutimeve do jetë mënyra se si do realizohet ky investim.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanka Trump viziton qytetin bregdetar shqiptar.