'106 Vjetori i Kongresit të Lushnjës'/ Princi Leka vlerëson sakrificën e patriotëve shqiptarë

Sot shënohet 106-vjetori i Kongresit të Lushnjës, ngjarjes historike që nga 21 deri më 31 janar 1920 hodhi bazat e shtetit modern shqiptar. Ky kongres përcaktoi fatet e Shqipërisë, duke i dhënë formën reale një shteti që ishte shpallur i pavarur më 1912.

Në përkujtim të kësaj date, Princi Leka vizitoi shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjës, i shoqëruar nga drejtues të Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Nga muzeu historik, Princi Leka theksoi se patriotët shqiptarë të kohës sakrifikuan jetën dhe pasuritë e tyre për ngritjen e shtetit shqiptar, një shembull i ndryshëm nga situata aktuale.

Nga ana e tij, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, zoti Shpëtim Axhami, vuri në dukje se partia ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në jetën politike shqiptare dhe në forcimin e institucioneve shtetërore.

Përkujtimi i Kongresit të Lushnjës rikthen vlerat e sakrificës patriotike dhe përkujton rëndësinë e angazhimit për një shtet të fortë dhe të qëndrueshëm. Vizita e Princ Lekës dhe mesazhet e drejtuesve politikë janë një përpjekje për të lidhur historinë me përkushtimin ndaj Shqipërisë së sotme.