Statusi i Sekretarit të Përgjithshëm në regjimin Rama
Sekretar i Përgjithshëm: Të jesh apo të mos jesh?
Nga Ylli Dylgjeri/
Kjo është dilema:
“Të jesh apo të mos jesh, kjo është çështja”, monologu dhe shpjegimi i Hamletit, reflektim mbi ekzistencën tonë dhe dilemat me të cilat përballemi.
“Të jesh apo të mos jesh, kjo është çështja,” është ndoshta një nga frazat më emblematike jo vetëm në Hamletin e William Shakespeare, në letërsinë universale por dhe në Administratën Publike shqiptare
Kjo është dilema tipike sidomos ne postin më të lartë në Sherbimit Civil shqiptar: Sekretar i Përgjithshëm në Ministri.
Të kesh patur këtë post në regjimin Rama ështe një sakrificë e madhe mbijetese.
Në këtë post do firmosësh për tendera që i kanë bërë pazaret eproret, Agasi, Agaçi, AKSHI, Rama mashkull apo Rama femër.
Në këtë post do të jesh : Yes Minister! Yes Kryeminister! Dhe në fund Yes...burg.
Duke qënë njëri prej tyre në vite, i kam provuar mbi supe të gjitha këto. Nuk provova vetem Yes...burg. Pse? Se u bë një zgjidhje më inteligjente...
Pra, o do jesh i përkulur dhe në fund do shkosh në SPAK si Alqi Bllako, Geraldina Prodani, Plarent Ndreca, Viola Haxhiademi, Alban Dokushi, Erzen Tola, etj... dhe së fundi Palnika i MB, etj. ose do te japësh dorëheqjen që rrallë ndodh.
Ka dhe një alternativë tjeter inteligjente që fola më lart. Kjo është zgjidhje e eproreve të lartë fare:
Të hiqesh nga posti se s'di të vjedhësh dhe të ngrihesh në detyrë aty ku ska për të vjedhur!
Ndaj në kohën tonë janë të pakta zgjidhjet. Regjimi i ka vënë kufijtë: Firmos ose ik... Më jetegjati sot në këtë post mbetet Engjëll Agaçi (edhe ky i thirrur nga SPAK) në Kryeministri
i cili i bën pushimet me raporte mjeksore sa skanë përfunduar ende Raportet hetimore.
Ky është sot Statusi i Nëpunësit Civil që nën sytë e SPAK-ut po bën sehir, për rradhën qe të vjen në vijim.