Pas kritikave, Benjamin Netanyahu pranon ftesën për t’iu bashkuar Bordit të Paqes së Donald Trump
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pranuar ftesën e presidentit të SHBA, Donald Trump për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, njoftoi zyra e tij të mërkurën.
Bordit është një iniciativë që synon zgjidhjen e konflikteve në botë, duke filluar me Rripin e Gazës, si pjesë e fazës së dytë të planit të paqes së SHBA, dhe do të drejtohet nga vetë Trump.
Bordi i Paqes fillimisht ishte parashikuar si një grup i vogël udhëheqësish botërorë që mbikëqyrnin planin e armëpushimit në Gaza. Por ambiciet e administratës Trump janë zgjeruar në një koncept më të gjerë, dhe presidenti amerikan iu ka drejtuar ftesa dhjetëra kombeve, duke lënë të kuptohet se së shpejti do të ndërmjetësojë konflikte globale.
Anëtarët e bordit ekzekutiv përfshijnë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, të dërguarin e Trump, Steve Witkoff, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, CEO-n e Apollo Global Management, Marc Rowan, Presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga, dhe zëvendëskëshilltarin e sigurisë kombëtare të Trump, Robert Gabriel.