Veprimi i Victoria Beckham që thuhet se 'i prishi dasmën' të birit Brooklyn dhe Nicola Peltz

Tensionet e përfolura brenda familjes Beckham vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes mediatike, teksa detaje të reja po dalin në lidhje me dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz.

Sipas burimeve pranë familjes, Victoria Beckham dyshohet se ka shkaktuar një situatë të sikletshme dhe emocionale për nusen, aktoren Nicola Peltz, gjatë ceremonisë së martesës me Brooklyn Beckham.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në momentin kur këngëtari i njohur Marc Anthony u ngjit në skenë për të prezantuar vallëzimin e parë të çiftit – një çast i planifikuar si intim dhe romantik për nusen dhe dhëndrin.

Megjithatë, atmosfera ndryshoi papritur kur Marc Anthony ftoi Brooklynn të kërcejë me “gruan më të bukur në sallë”, duke thirrur në skenë Victorian. Ajo iu afrua djalit të saj, e përqafoi dhe u shfaq shumë e afërt me të, duke tërhequr vëmendjen e të ftuarve dhe duke zhvendosur fokusin nga çifti.

Burimi pohon se ky veprim ia zbehu Nicolas momentin më të rëndësishëm të mbrëmjes. E prekur emocionalisht, ajo u largua nga salla në lot, ndërsa familja Beckham vazhdoi festën. Në kontrast, familja e Nicolas thuhet se mbeti më e rezervuar ndaj situatës.

Miqtë e aktores u përpoqën ta bindnin atë të rikthehej në ceremoni, por Nicola u kthye vetëm më vonë, me shenja të dukshme trishtimi dhe mbeti e mërzitur gjatë gjithë mbrëmjes.

Deri më tani, as Victoria dhe as David Beckham nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve, ndërsa spekulimet për raportet mes familjeve vazhdojnë të qarkullojnë në media.