Malsia e Krujës mbulohet nga dëbora, trashësia në disa zona shkon rreth 15 cm
Mali i Krujës dhe gjithë Malsia e Krujës janë mbuluar nga petku i bardhë i borës, pas uljes së temperaturave gjatë natës.
Reshjet e borës kanë filluar që mbrëmjen e kaluar dhe vijojnë ende, duke shtuar trashësinë e borës deri në 15 cm në disa zona.
Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, rrugët në këtë zonë janë të kalueshme me kujdes.
Drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit, pasi mund të ketë ngrica dhe lëshime bore në disa segmente të rrugëve malore.