Valbona e mbuluar me dëborë (PAMJE)

Valbona është 'zgjuar' totalisht e mbuluar nga dëbora ditën e sotme, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për qarkullimin e automjeteve.

Reshjet e dendura gjatë natës kanë shtuar trashësinë e borës në disa segmente të rrugës, duke e bërë të vështirë kalimin e automjeteve, veçanërisht për ata që nuk janë të pajisur me goma dimërore.

Një pjesë e rëndësishme e aksit, që lidh Valbonën me Tropojën, është mbuluar plotësisht, duke përkeqësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve.

Erërat e forta dhe ngricat kanë përkeqësuar situatën, duke krijuar mundësi të larta për aksidente.

Drejtuesve të automjeteve iu kërkohet të përdorin gomë dimërore dhe të respektojnë sinjalistikën për sigurinë e tyre.

Udhëtimet në këtë aks duhet të bëhen vetëm në raste të domosdoshme, pasi kushtet atmosferike mbeten të rrezikshme.