Reshjet e borës krijojnë vështirësi në qarkullim në Qarkun e Korçës, ndërpreje energjie në disa zona

Reshjet e borës gjatë natës kanë krijuar vështirësi të mëdha në disa akse rrugore të Qarkut Korçë. Akset Korçë–Ersekë dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6) janë goditur më shumë nga reshjet e dendura të borës, duke shkaktuar bllokime të përkohshme dhe ngadalësim të trafikut.

Kjo ka bërë që autoritetet të angazhohen në pastrimin dhe kriposjen e këtyre rrugëve, duke u bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin goma dimërore për të shmangur çdo rrezik.

Për më tepër, bora ka krijuar vështirësi edhe në akse të tjera më të larta, ku trashësia ka arritur deri në 8 cm.

Punimet për pastrimin e rrugëve vazhdojnë intensivisht, ndërkohë që autoritetet e sigurisë rrugore monitorojnë vazhdimisht gjendjen e akseve të prekura.

Për më shumë, segmentet më të thella malore, si Dardha, kanë patur trashësi borë deri në 50 cm, duke bërë që punët për pastrimin e borës dhe kriposjen të përfshijnë gjithashtu përdorimin e zinxhirëve.

Njoftimi i plotë:

Prefektura Qarku Korce informon mbi situatën e furnizimit me energji elektrike dhe gjendjen e akseve rrugore në qark, si më poshtë:
Situata e energjisë elektrike
OSSHE – Dispeçeria Rajonale Korçë raporton se aktualisht janë pa energji elektrike këto zona:
Fideri Potgozhan, NST Guri i Kuq pa energji, rreth 500 abonentë ruralë në zonat Trebinjë dhe Bishnicë.
Fideri 8 Rehovë  NST Ersekë, pa energji zona Rehovë 40 abonentë.
Fideri Vithkuq  NST Rehovë, pa energji zona Mazrekë, 3 abonentë ruralë.
Fideri 9  NST Lozhan pa energji zona Mesmal, 50 abonentë ruralë.
Fideri 4  NST Mollas pa energji zona Pepellash, 5 abonentë ruralë.
Fideri 22  NST Korçë pa energji 3 abonentë privatë dhe antena në Cardhak (Stefani).
Fideri JO6  NST Leskovik, pjesërisht në punë pa energji 2 abonentë në zonën Gërmenj.
Fideri 19 NST Korçë pjesërisht në punë, pa energji zona Dardhë 140 abonentë.
Fideri 3  NST Ersekë pa energji.
Ekipet e OSSHE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Situata e akseve rrugore:
ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje raporton se:
Në akset Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6), gjatë natës ka pasur reshje bore. Po vijon pastrimi dhe kriposja, rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.
Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, reshjet e borës kanë arritur deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur, qarkullimi vijon normal.
Në segmentet k/Boboshticë–Dardhë dhe k/Lapidari Podgorie–k/Podgorie–Liqenas, reshjet e borës janë të shoqëruara me erë të fortë. Në segmentin e Dardhës, trashësia e borës arrin në disa vënde mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen, këshillohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.
Në akset Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje bore dhe vijon puna për pastrimin dhe kriposjen.

Situata nga bashkitë
Deri në këto momente, nga bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika.

Prefektura e Qarkut Korçë mbetet në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe do të informojë në kohë reale për çdo zhvillim të ri