Netanyahu pranon ftesën për t’u bashkuar me ‘Bordin e Paqes’
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar një ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes”.
Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi të mërkurën në rrjetet sociale se Netanyahu do të jetë pjesë e kësaj nisme, e cila po krijohet me qëllim mbikëqyrjen e armëpushimit në Gaza.