VIDEO/ Reali dhuron spektakël përballë Monaco-s, dëfren me 6 gola publikun në ‘Bernabeu’
Reali i Madridit e mbylli pjesën e parë ndaj Monacos në avantazh të dyfishtë, falë efikasitetit maksimal në sulm dhe një Kylian Mbappé vendimtar, ndërsa francezët patën rastet e tyre, por u ndalën nga fati dhe Thibaut Courtois.
Ndeshja nisi furishëm për “Los Blancos”, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e 5-të. Federico Valverde shërbeu saktë në hyrje të zonës për Mbappé, i cili goditi me precizion duke e dërguar topin në cepin e poshtëm të majtë të portës për 1-0. Reali vazhdoi të kontrollonte ritmin, duke shfrytëzuar shpejtësinë e krahëve dhe lëvizjet pa top të sulmuesve.
Monaco reagoi dhe krijoi disa momente rreziku. Në minutën e 31-të, Jordan Teze lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca pas një pasimi të saktë, por traversa i mohoi një gol spektakolar. Pak minuta më vonë, Maghnes Akliouche përfitoi nga një top i mbetur jashtë zone dhe provoi goditjen drejt shtyllës së majtë, por Courtois u shtri bukur dhe e ndali tentativën.
Ndërkohë, Denis Zakaria u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 33-të pas një ndërhyrjeje të ashpër.
Në minutën e 26-të erdhi edhe goli i dytë për Realin: Vinicius Junior depërtoi në zonë dhe shërbeu për Mbappé, i cili nga afër nuk gaboi, duke vulosur shifrat 2-0 dhe duke konfirmuar një pjesë të parë perfekte për madrilenët.
Nuk ndalet Reali, realizon edhe dy gola të tjerë në minutat 51’ dhe 55’. Në rastin e parë realizon Mastantuono dhe pas katër minutash Kehrer devijon në portëne tij për 4-0.
Vjen edhe goli i tretë i shënuar nga Vinicius Junior.
Teze realizon golin e nderit për ekipin francez në minutën e 72-të.
Nuk ndalen 'Los Blancos', tund rrjetën edhe Bellingham.
Në ndeshjet e tjera spikat barazimi 1-1 mes Kopenhagenit dhe Napolit, me skuadrën e Conte-s që nuk arrin të përfitojë edhe pse kundërshtari e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.
Me rezultatit 2-0 fitoi Tottenhami përballë Dortmundit dhe Olympiacosi ndaj Leverkusenit.
Fitore e madhe 2-1 e Sportingut të Lisbonës ndaj kampionëve në fuqi të PSV-së, ndërsa Villarreal – Ajax u mbyll 1-2.