VIDEO/ E mposht edhe Arsenali në ‘San Siro’, tri humbje radhazi për Interin në Champions
Tjetër humbje për Interin në Champions League. Skuadra zikaltër dështoi të merrte pikë në shtëpi përallë Arsenalit (1-3) dhe tani rrezikon seriozisht të mbetet jashtë top-t në përfundim të fazës së kampionatit. Ndeshja në shtëpinë e Dortmundit do të jetë vendimtare. Arsenali mbetet ekipi i vetëm me pikë të plota.
Arsenali dominon në minutat e para të ndeshjes së ‘San Siros’, kundër Interit, dhe e zhbllokon rezultatin pa u mbushur minuta 10-të. Pas disa pasimeve dehëse të ‘topçinjve’, Gabriel Jesus, në kohën dhe vendin e duhur, nuk i jep asnjë mundësi reagimi portierit Sommer, 0-1.
Zgjat pak epërsia e Arsenalit në ‘San Siro’. Pas një aksioni të bukur të ziklatërve dhe dy tentativave të dështurara nga Thuram dhe Barella, Susic godet me zgjuarsi thuasje në vijën e 16-metrave duke e dërguar topin aty ku nuk mund ta arrojë portieri, 1-1.
Në minutën e 31-të, Gabriel Jesus tregohet më agresiv se mbrojtësit dhe përfiton nga një top i mbetur në zonë, duke e dërguar në rrjetë me kokë nga distanca e afërt. Rezultati shkon në 1-2, ndërsa Leandro Trossard regjistron asistin, 1-2.
Arsenali i jep goditjen përfundimtare Interit në minutën e 84-t me golin e Gyokeres.