VIDEO/ ‘Globalizmi ka dështuar’, fjala e Sekretarit amerikan të tregtisë në Davos

Sekretari Amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick duke folur në Samitin në Davos, është shprehur se, globalizmi ka vdekur.

Sipas tij, kjo ishte një politikë e dështuar dhe që ka lënë pas Amerikën.

Fjala e plotë:

Mendoj se duhet të filloni në një nivel shumë më të lartë, në rregull? Ne jemi në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror, dhe administrata Trump dhe unë jemi këtu për të bërë një pikë shumë të qartë.

Globalizimi ka dështuar në Perëndim dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është një politikë e dështuar.

Është ajo që WEF-i (World Economic Forum-Forumi Ekonomik Botëror) ka përfaqësuar: eksportimin, zhvendosjen jashtë vendit, zhvendosjen larg, gjetjen e fuqisë punëtore më të lirë) në botë, dhe idenë se bota është një vend më i mirë për shkak të kësaj.

Fakti është se kjo e ka lënë Amerikën pas.

I ka lënë pas punëtorët amerikanë.

Dhe ajo që jemi këtu për të thënë është se ‘America First’ është një model i ndryshëm, një model që ne i inkurajojmë. Edhe vendet e tjera ta marrin në konsideratë, që do të thotë se punëtorët tanë vijnë të parët.

Ne mund të kemi politika që ndikojnë drejtpërdrejt te punëtorët tanë.

Sovraniteti janë kufijtë tuaj.

Ju keni të drejtë të keni kufij.

Nuk duhet ta zhvendosni jashtë vendit prodhimin e ilaçeve tuaja.

Nuk duhet të zhvendosni jashtë vendit prodhimin e gjysmëpërçuesve.

Nuk duhet ta zhvendosni të gjithë bazën tuaj industriale jashtë vendit dhe ta lini të zbrazët nga brenda.

Nuk duhet të jeni të varur, për gjërat që janë themelore për sovranitetin tuaj, nga asnjë vend tjetër. Dhe nëse do të jeni të varur nga dikush, atëherë me patjetër duhet të jetë aleati juaj më i mirë.

Pra, kjo është një mënyrë tjetër të menduari.

Është krejtësisht ndryshe nga ajo e WEF-it.

Unë e shihja WEF-in jo si një shtyllë flamuri në mes, por në fakt si vetë flamurin. Cilado anë që frynte era, ashtu shkonte edhe ai.

Duhet të keni energji diellore.

Duhet të keni energji nga era.

Pse do të bëni energji diellore dhe nga era?

Pse do të pranonte Evropa të bëhej ‘net zero’ në vitin 2030 kur ajo nuk prodhon bateri?

Nuk prodhon bateri.

Pra, nëse shkon drejt 2030-s, ajo po vendos të bëhet e nënshtruar ndaj Kinës, e cila prodhon bateritë.