Barcelona zbulon listën për Champions, Flick i detyruar të thërrasë të rinjtë për mungesat e shumta

Trajneri i Barcelona-s, Hansi Flick, publikoi këtë të martë në mëngjes listën e lojtarëve për ndeshjen e Champions League të së mërkurës ndaj Slavia Pragës. Për shkak të mungesave të shumta, Flick është i detyruar të thërrasë futbollistë nga akademia për të kompletuar skuadrën për këtë përballje vendimtare europiane.

Raphinha rikthehet në listë pasi ka kaluar problemet në këmbën e djathtë që e detyruan të mungonte ndaj Real Sociedad-it në LaLiga dhe ndaj Racing në Kupën e Spanjës. Edhe Pedri, i cili përfundoi ndeshjen në San Sebastián me disa goditje, është pjesë e grumbullimit.

Mungesa të rëndësishme:

  • Gavi dhe Christensen janë ende jashtë për shkak të dëmtimeve të gjatë.
  • Ferran Torres mbetet në Barcelonë për dhimbje në muskujt e këmbës së djathtë dhe do të mungojë rreth 10 ditë.
  • Lamine Yamal nuk mund të luajë për shkak të kartonëve të akumuluar.
  • Ter Stegen nuk është në dispozicion, pasi po finalizohet huazimi i tij te Girona, që pritet të konfirmohet gjatë orëve të ardhshme.
  • Joao Cancelo nuk është i regjistruar për këtë fazë të Champions dhe nuk mund të aktivizohet.

Për të zëvendësuar këto mungesa, Flick u ka besuar të rinjve nga akademia, me futbollistë ofensivë si Juan dhe Dani Rodríguez, ndërsa Kochen, Jofre dhe Tommy janë tashmë të zakonshëm në grumbullime.

Një sfidë e rëndësishme për Barcelonën, e cila ende nuk ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Champions League, dhe ku futbollistët e rinj do të kenë mundësinë të tregojnë potencialin e tyre.