", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ ‘Luciferri’ i pjek misrat pa u këputur, ja ku ka ndodhur

Vapa e këtij viti duket se ka ndikuar edhe te kallinjtë e misrit. Një fermer në Cento, Itali ka publikuar një video në Facebook duke i shokuar të gjithë.

“Bën vërtetë aq vapë saqë nga kallinjtë e misrit kanë dalë kokoshka”, thotë ai ndërsa tregon se si misri piqet nën rrezet e diellit sikur të ishte në tigan.

Fermeri nuk e kishte vënë re një gjë të tillë derisa i kishte parë kokoshkat në tokë. Ndjekësit e tij kanë filluar reagimet, ku duket se ka shkaktuar shumë të qeshura.

Për më shumë shihni videon e  publikuar.