VIDEO - Vrau 57-vjeçarin me çekiç në Thumanë/ Arrestohet autori, në pranga dhe dy persona të tjerë
Policia ka arrestuar 28-vjeçarin, Andi Vokri, teksa dyshohet se vrau me çekiç një 57-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Po ashtu në prangat e Policisë janë vënë dhe dy shtetas të tjerë, Lorenc Goga 26 vjeç , dhe Fation Kulla 23 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi rezulton se ata kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
Po ashtu, blutë kanë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi.
‘Nga hetimet ka rezultuar se më datë 20.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar’, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.
Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:
-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se më datë 20.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.