Mohamed Salah në listë, Liverpooli me ‘Faraonin’ për sfidën ndaj Marsejës

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht listën me 20 lojtarë që kanë udhëtuar drejt Francës për përballjen e së mërkurës ndaj Marsejës, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Lajmi më i rëndësishëm është rikthimi në grup i sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, i cili është përfshirë në skuadër pas kthimit nga Kupa e Afrikës.

Sulmuesi egjiptian kishte humbur vendin e titullarit përpara turneut kontinental dhe vetëm së fundmi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin pas rikthimit nga Maroku. Megjithatë, prania e tij në listë tregon se trajneri Arne Slot dëshiron ta ketë të gatshëm për një ndeshje delikate në transfertë.

Në Francë kanë udhëtuar tre portierë, pesë mbrojtës, shtatë mesfushorë dhe pesë sulmues, duke reflektuar balancë dhe thellësi në repartet kryesore.

Lista e plotë e Liverpoolit:

Portierë: Alisson, Mamardashvili, Woodman.

Mbrojtës: Gomez, Van Dijk, Kerkez, Robertson, Frimpong.

Mesfushorë: Endo, Wirtz, Szoboszlai, Mac Allister, Jones, Gravenberch, Nyoni.

Sulmues: Salah, Chiesa, Gakpo, Ekitike, Ngumoha.

Ndërkohë, Ibrahima Konaté nuk është përfshirë në grupin udhëtues, pasi ndodhet tashmë në Francë për arsye familjare. Ende mbetet e paqartë nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Marsejës.

Për Liverpoolin, kjo përballje përfaqëson një test të rëndësishëm europian, ndërsa rikthimi i Salah jep skuadrës një armë shtesë në fazën sulmuese.