Macron në Davos: Nuk është koha për imperializëm të ri!

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) filloi në Davos të hënën. Në dritën e kërcënimeve të fundit për tarifa nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump kundër Danimarkës dhe Groenlandës, fjalimet e Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentit francez Emmanuel Macron ishin veçanërisht të pritura.

"Ne duhet të punojmë së bashku me të gjithë partnerët tanë rajonalë për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët", tha von der Leyen. Siguria në Arktik mund të arrihet vetëm në mënyrë kolektive. Groenlanda dhe Danimarka kanë solidaritetin e plotë të BE-së; sovraniteti dhe integriteti i territorit të tyre janë të panegociueshme.

Von der Leyen i përshkroi tarifat e kërcënuara nga Trump kundër disa vendeve që kundërshtojnë planet e tij për të blerë Grenlandën, si një gabim midis aleatëve të hershëm.

Macron paralajmëroi për një largim global nga rregullat dhe e drejta ndërkombëtare. Bota po përjeton një "zhvendosje drejt një bote pa rregulla, ku e drejta ndërkombëtare shkelet me këmbë dhe ku i vetmi ligj që duket se ka rëndësi është ai i më të fortit", tha Macron.

 Të ashtuquajturat "ambicie perandorake" po kthehen. Sakaq Macron nuk planifikon një takim me homologun amerikan Donald Trump në Davos.

Gazetarët në vendngjarje e pyetën Macronin nëse planifikonte të fliste me Trump në Zvicër. Ai e mohoi këtë.

Ndërkohë, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi Evropën kundër masave hakmarrëse. Trump do t'i drejtohet botës të mërkurën, ndërsa më parë njoftoi një "Davos interesant"./ Der Standard.