SYRI TV/ Mblidhja e Byrosë së kuvendit, PS rrëzon ankimin e 6 deputetëve të PD, lë në fuqi përjashtimin me 30 ditë

Partia Socialiste la në fuqi përjashtimin me 30  ditë nga punimet e kuvendit për 6 deputetë  demokratë që ankimuan masën e përjashtimit të tyre. Mbledhja e Byrosë së Kuvendit, u zhvillua me debate të forta, pasi  deputetet demokratë  akuzuan kryeministri Edi Rama, se ka urdhëruar përjashtimin e opozitës,pasi ka denoncuar  aferat  korruptive dhe lidhjet e qeverisë me krimin. 

Syri tv

Mazhoranca socialiste  rrëzoi kërkesën e 6 deputetëve demokratë të cilët ankimuan vendimin për përjashtimin e tyre nga  punimet e seancës plenare dhe komisioneve parlamentare për 30 ditë, pas tensioneve në seancën  plenare të 18 dhjetorit.  Mbledhja e  Byrosë së Kuvendit u shoqërua me debate të forta, pasi  deputetët demokratët  akuzuan mazhorancën se po kthen kuvendin në një bunker, duke  penguar opozitën të denoncojnë  aferat korruptive të qeverisë Rama dhe lidhjet me krimin, që tashmë janë faktuar edhe nga hetimet e prokurorisë. 

Në përfundim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike,  Flamur Noka, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të marrë peng kuvendin, duke mbrojtur vjedhjet e tij dhe të ministrave të tij. 

Mbledhja e byrosë së kuvendit,  u transmetua në facebookun e deputetëve demokratë , pasi përfaqësuesit e mazhorancës  refuzuan të zhvillonin mbledhjen me dyer të hapura për mediat.