‘Ka gjykuar Berishën, Metën, Mediun…’/ Gazetari: Mashtrueses së dënuar, iu ngarkua të dënojë gjithë opozitën
Gazetari Hysni Gurra ka ironizuar me zhvillimet e fundit politike në vend, pasi gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, u vërtetua zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme se rezulton e dënuar me burg në Greqi.
‘Kjo vrroma, e dënuar ka gjykuar gjithë opozitën: Sali Berishën, Ilir Metën, Fredi Belerin, Fatmir Mediun… dhe, siç informon Elton Qyno në koment rilindja i paska ngarkuar edhe armikun e partisë, Arben Ahmetaj’, shkruan Gurra në Facebook.
Postimi i plotë:
Kjo vrroma, e dënuar ka gjykuar gjithë opozitën: Sali Berishën, Ilir Metën, Fredi Belerin, Fatmir Mediun…dhe, siç informon Elton Qyno në koment rilindja i paska ngarkuar edhe armikun e partisë, Arben Ahmetaj.
Pra, një mashtruese te formulari dekriminalizimit, e dënuar për vete, iu ngarkua detyra të dënojë gjithë opozitën
Kjo ishte reforma në drejtësi