‘Rënia e Irena Gjokës’/ Gazetari nga Franca: Tërmet! Anulohet e gjithë procedura e dosjes ‘Partizani’
Gazetari i Radio Francë, Genc Burimi është shprehur se lajmi kryesor që ka tronditur zhvillimet politike në Shqipëri është vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme, që zyrtarizon gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, si të dënuar me burg në Greqi.
I ftuar në Euronews, Burimi theksoi se ky është një skandal, pasi imagjinoni sikur gjyqtarja që gjykoi Sarkozinë apo Marin LePen të dalë gjyqtare e paligjshme.
Burimi: Lajmi kryesor është rënia e Irena Gjokës. Në një demokraci, pyetja që shtrohet sot është a e anulon kjo të gjithë procedurën ndaj Berishës? Berisha është kryesorja. Ky do ishte lajmi në një demokraci të madhe si në Francë. Imagjinoni në Francë, gjyqtarja që gjykoi Sarkozinë apo Marin LePen të dalë gjyqtare e paligjshme! Është lajmi kryesor i ditës. A anulohet e gjithë procedura? Është një skandal. Gjithë procedura e dosjes ‘Klubi Partizani’ i bie të anulohet. Është tërmet…