Përmbytjet nga Semani shkatërrojnë bazën ushqimore të bagëtive. Blegtorët apelojnë: Na sillni bazë ushqimore
Dalja e lumit Seman nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në banesa dhe toka bujqësore, duke sjellë dëme të shumta materiale. Banorët raportojnë se uji ka hyrë në shtëpi dhe ka përmbysur orenditë, ndërsa dëmet më të mëdha janë regjistruar në bazën ushqimore për bagëtitë.
Sipas blegtorëve, përmbytjet kanë shkatërruar rezervat ushqimore për bagëtitë. Foragjeret dhe baza ushqimore janë lagur, janë mykur dhe janë bërë të papërdorshme, duke vënë në rrezik serioz jetesën e qindra krerëve bagëti.
“Nuk kemi ushqim për bagëtitë dhe në këto kushte nuk e nxjerrim dot dimrin”, thonë ata.
Banorët dhe blegtorët i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë sa më parë, duke siguruar bazë ushqimore për bagëtitë, për të shmangur një katastrofë edhe më të madhe ekonomike dhe sociale në zonë.
Komisioni i verifikimit të dëmeve nga përmbytja ka shkuar e ka par situatën duke bër verifikime në disa prej banesave dhe staneve , si pohuan banorët, tashmë ata presin dënshpërblimin, por më emergjente kan bazën usbqimpre për bagëtitë.