Irena Gjoka e dënuar/ Noka: Koha i jep gjithmonë të drejtë Berishës! Mbrojtja e Dumanit, 5 me hiç

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me hetimin e publikuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme, ku vërtetohet zyrtarisht, se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka rezulton e dënuar me burg në Greqi.

‘Koha është aleati më i madh i Berishës. I jep gjithmonë të drejtë’, shkruan Noka në Facebook.

Gjithashtu deputeti demokrat ka akuzuar edhe ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, se mbrojtja që ai i bëri Gjokës, rezultoi 5 me hiç.

Postimi i plotë:

Koha është aleati më i madh i Berishës.

I jep gjithmonë të drejtë.

Prokuroria e Përgjithshme pohoi se Irena me 5 mbiemra rezulton e dënuar në Greqi.

Mbrojtja që i bëri Altin Dumani rezultoi 5 me hiç.

Irena 5-mbiemërshe është imazhi i kësaj që kemi: Drejtësi me Regji