Hoti: Përjashtimet e paligjshme nuk na trembin, përgjigjen do ta merrni më 24, ora 17:00

Gjatë mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka reaguar ndaj vendimit për përjashtimin e saj dhe të disa deputetëve të tjerë të opozitës nga Parlamenti për një periudhë 30-ditore.

Hoti deklaroi se përjashtimi erdhi si pasojë e protestës së opozitës pas marrjes së Belinda Ballukut si e pandehur nga SPAK, duke theksuar se, sipas saj, në çdo vend demokratik një zyrtar i akuzuar nga drejtësia duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqjen.

Sipas deputetes demokrate, përjashtimi i opozitës është ndëshkim për denoncimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe aferave me tendera të dyshimtë, si dhe për përmendjen e emrave dhe lidhjeve të pushtetit me oligarkët dhe mafian ekonomike.

“​Sot mjafton të përmendësh Ramën apo Ballukun dhe fjala të ndërpritet dhe të ndëshkohesh me përjashtime. Ky Parlament nuk është më i qytetarëve, por është kthyer në mburojë për pushtetin dhe interesat kriminale që kanë kapur shtetin,” u shpreh Hoti.

Ajo e cilësoi përjashtimin si “medalje nderi” për këdo që refuzon të heshtë dhe paralajmëroi se opozita do të vijojë denoncimet brenda dhe jashtë Parlamentit.

“Përjashtimet tuaja të paligjshme nuk na ndalin. Përgjigjen do ta merrni më 24, ora 17:00,” përfundoi Hoti.

Hoti:

Unë dhe kolegët e mi jemi përjashtuar për 30 ditë nga Parlamenti ashtu sic jemi perjashtuar mandatin e kaluar muaj me radhe. 

Pse jemi perjashtuar me 30 dite, sepse protestuam se Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK dhe, në vend që të mbante përgjegjësi politike, ju e morët në mbrojtje.
Në çdo vend demokratik, një zyrtar i akuzuar nga drejtësia jep dorëheqjen.

Pse u përjashtuam sepse denoncuam krimin e organizuar, korrupsionin galopant dhe një sistem të ndërtuar mbi grabitjen e pasurisë publike.
Pse u përjashtuam sepse guxuam të përmendim emra, afera, tendera të dyshimtë, lidhje të pushtetit me oligarkët dhe mafian ekonomike.

Sot, mjafton të përmendësh Ramën apo Ballukun dhe fjala të ndërpritet dhe ndeshkohesh me perjashtime. 

Ky Parlament nuk është më i qytetarëve, por është kthyer në mburojë për Ergysin, për Belindën dhe për interesat kriminale që kanë kapur shtetin.

Ne fakt Përjashtimi ynë nga Parlamenti nga nje bande hajdutesh si ju, Është medalje nderi për këdo që refuzon të heshtë, që nuk pranon të bëhet bashkëpunëtor me korrupsionin dhe krimin dhe lufton perballe jush per nje shqiperi te lire dhe demokratike.

Ne do të vazhdojmë të denoncojmë, brenda dhe jashtë Parlamentit. Nuk na ndalin dot urdherat tuaj politik.
Prandaj, mësohuni me këtë realitet
përjashtimet tuaja të paligjshme nuk na ndalin dhe pergjigjen do e merni me date 24 ora 17:00.