'Nuk doja ta vrisja, situata doli jashtë kontrollit!' Zbardhet dëshmia e të riut që goditi 57-vjeçarin me çekiç pas sherrit për makinat
Zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit Andi Vokri që goditi për vdekje me çekiç 57-vjeçarin Petrit Ndou pas një konflikti mes tyre. Ngjarja u shënua pas mesnate në aksin rrugor Thumanë-Krujë.
Sipas dëshmisë së autorit 28-vjeçar që është arrestuar nga policia, gjithçka ka nisur për shkak të gërvishtjes së automjeteve të autorit dhe viktimës.
LEXO EDHE: Mamurras - E goditi me çekiç/ Sherri se kush do kalojë i pari me makinë - I riu vret 57-vjeçarin
Fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal me sharje dhe fyerje. Autori më pas ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe trup viktimën, çekiç të cilin e ka pasur në makinë.
“Nuk doja ta vrisja, ishte konflikt i çastit dhe situata më doli nga kontrolli”, ka deklaruar 28-vjeçari në komisariat.
Njoftimi i policisë:
"Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre".