Skandali i Irena Gjokës, Vasili: Drejtësia vepron me standarde të dyfishta, Gjoka shërbeu si kamikaze për të mbrojtur pushtetin

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas konfirmimit nga Prokuroria e Përgjithshme se Irena Gjoka, gjyqtarja e përfshirë në çështje ndaj figurave të opozitës, rezulton e dënuar në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili e cilësoi sistemin e drejtësisë si “drejtësi me regji”, duke e akuzuar se vepron me standarde të dyfishta. Sipas tij, drejtësia tregohet e shpejtë “si rrufe” ndaj opozitës, ndërsa zvarritet qëllimisht kur bëhet fjalë për verifikimin e rasteve problematike të lidhura me pushtetin.

Ai solli si shembull arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta dhe masat ndaj kreut të opozitës Sali Berisha, duke theksuar se në këto raste institucionet kanë vepruar pa vonesë, ndërsa për verifikimin e një dokumenti, i janë dashur dy vite.

Vasili akuzoi gjyqtaren Gjoka se ka dënuar padrejtësisht qytetarë dhe figura publike, duke shkelur ligjin, ndërsa e përshkroi atë si një “vegël të pushtetit” që ka vepruar për të mbrojtur interesat e saj personale.

“Një turp i madh për drejtësinë shqiptare”, përfundoi Vasili reagimin e tij.

Postimi i plotë:

Drejtesi me regji, qe vepron si breshke per mashtruesit!!

Drejtesia qe me shpejtesi rrufeje pa asnje shkak rremben presidentin Meta ne rruge me horra policie dhe qe izoloi nje vit Berishen me vendimet e kesaj, me shpejtesine e breshkes i duhen dy vjet per te verifikuar nje shkrese per nje mashtruese me 3 mbiemra.

Dhe kjo pati fytyre e moral te denonte gjithe dynjane pa te drejte e duke shkelur cdo ligj.

Kjo sherbeu si kamikaxe se mbronte lekuren e vet.
Çfare turpi.