Mblidhet Byroja e Kuvendit/ PD: Të bëhet me dyer të hapura…

Mblidhet sot Byroja e Kuvendit ku do të shqyrtohet ankimi i deputetëve të PD-së për përjashtimin e tyre nga seancat. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00.

Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të hapura dhe në prezencë të mediave.

“I Nderuar Z. Kryetar, në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin”, thuhet në kërkesë.