Gjysma e Tiranës pa energji/ Bozdo: Qytetarët duan shërbimin që paguajnë shumë shtrenjtë

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një shënim në Facebook, bën të ditur se, gjysma e Tiranës është pa energji elektrike prej më shumë 45 minutash.

Bozdo shkruan se, OSHEE të riparojë difektin sa më parë, pasi qytetarët duan shërbim sepse e paguajnë energjinë shumë shtrenjtë.

Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo:

Prej 45 minutash, thuajse gjysma e Tiranës është pa drita. Në këto ditë të ftohta, energjia e sigurtë dhe ngrohja e banesave është primare, dhe jo fjalimet për reformën e (pa)suksesshme në sektorin e energjisë!

I bëj thirrje OSHEE të riparojë difektin sa më parë.

Qytetarët duan shërbim sepse e paguajnë energjinë shumë shtrenjtë, ndër më të shtrenjtat në Evropë, edhe kur nuk e kanë!