Vllaznia fiton pjesën e parë ndaj Dinamos, e dyta nis 40 minuta me vonesë prej ndërprerjes së energjisë

Në ‘Air Albania, Vllaznia udhëhoqi ndaj Dinamos me rezultatin 1-0 pas pjesës së parë, falë golit të shënuar nga Balaj në minutën e 32-të. Penalltia e realizuar nga sulmuesi shkodran erdhi pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë nga Teikseira ndaj Bismark, dhe gjyqtari Jorgji tregoi saktësisht nga pika e bardhë.

Pjesa e parë u karakterizua nga dominimi i Vllaznisë, e cila krijoi disa raste të pastra për të dyfishuar avantazhin, ndërsa Dinamo tentoi të reagojë me gjuajtje nga distanca, por pa rrezik serioz për portierin Pohls. Pak para fundit të 45-minutëshit, Kastrati harkoi për Kallakun, i cili goditi fluturimthi, por nuk arriti të gjente rrjetën.

Megjithatë, nisja e pjesës së dytë është shtyrë për shkak të problemeve me energjinë elektrike në impiantin modern. Tifozët dhe skuadrat presin rikthimin e energjisë për të vazhduar sfidën. Fraksioni i dytë ka nisur mbi 40 minuta me vonesë.