Vasili: Rama ftesë si Lukashenko i Bellorusisë, po Spiropali ç'mendon për këtë!

Nga Petrit Vasili

Vazhdoi sot përroi psiqik i propagandës rilindase nga Spiropali për ftesën e Ramës për Bordin e Paqes të organizuar nga Trump.

Të njëjtën ftesë ka marre edhe Aleksandër Llukashenko, diktatori i Bellorusisë dhe aleati më i ngushtë i Putinit.

Këtë punen e Lukashenkos, Spiropali nuk na e tha, megjithëse kjo ja "rrit shumë" vlerën ftesës së Ramës.

Rama duhet të jetë shumë i lumtur që do të jetë bashkë me Lukashenkon se edhe ngjajnë....!

Rama në hall është, komplet lakuriq dhe e ka vënë ftesën si gjethe fiku për të mbuluar ç’të mundë.