Vrasësi i Jani Aliajt në burgun grek mori porosi nga jashtë

Autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, i konsideruar vrasës me pagesë.

Bëhet fjalë për të njëjtin person që në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.

Ngjarja atëherë ndodhi në Agio Pantaleimona, ku Bashimi u ekzekutua me armë zjarri nga greku.

Bashimi, një ish i dënuar për vjedhje, dyshohet të jetë vrarë si shenjë hakmarrje për vëllanë e tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Policia greke dyshon se dhe vrasja e Jani Aliajt është e porositur nga jashtë burgut dhe e paguar, ndërsa ekzekutimi është kryer me një thikë të improvizuar.