SYRI TV/ Dëmet nga përmbytjet në Dajç, 72-vjeçari: Askush nuk ka ardhur për dëmet
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në njësinë administrative Dajç në Shkodër. Një prej familjeve më të goditura nga përmbytjet në këtë njësi, është ajo e Hamza Mllojas, e vendosur në fshatin Mushan. Vet 72-vjeçari shprehet se uji ka qëndruar në tokat bujqësore prej më shumë se 10 ditësh, ndërkohë që shton se askush nuk është interesuar për dëmet.
Syri TV
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të shumta në tokat bujqësore edhe në njësinë administrative Dajç të Bashkisë Shkodër. Me një problematikë të tillë është hasur edhe familja Mlloja në fshatin Mushan të kësaj njësie. 72-vjeçari Hamza Mlloja thotë se uji ka qëndruar në toka mbi 10 ditë, ndërsa thekson se askush nuk është interesuar për dëmet që u janë shkaktuar.
Mlloja thotë se përmbytjet u shkaktohen vetëm nga HEC-et, pasi shkarkojnë pa kriter.
Përmbytjet ndër vite kanë ndikuar që banorët e zonës të zgjedhin rrugën e emigrimit shton 72-vjeçari.
Uji vijon të jetë akoma në tokat bujqësore, teksa Dajçi ka qenë një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet në territorin e Bashkisë Shkodër.